Vrasja në Elbasan, reagon Ambasada Amerikane: Kim i ka kërkuar Metës, Ramës dhe Bashës që të vetëpërmbahen

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 17:37 | Kronikë
Vrasja në Elbasan, reagon Ambasada Amerikane: Kim i ka kërkuar

Ambasada Amerikane reagoi pas vrasjes në Elbasan të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë, duke theksuar se çështja duhet hetuar sa më shpejt dhe përgjegjësit të dënohen.

"Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t'i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje - dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë - ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme", lexohet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

https://a2news.com/2021/04/21/tronditet-elbasani-vritet-pjerin-xhuvani-4-te-tjere-mbeten-te-plagosur-mes-tyre-nje-efektive-policie-arrestohet-autori-i-dyshuar-eshte-shoqeruesi-i-gazment-bardhit/

"Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit - ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet - të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër", shton Ambasada Amerikane.

Nga përplasja me armë zjarri mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit. Policia ka arritur të arrestojë një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Ai është Arbër Papleka, i cili mësohet se është edhe truproja i Gazment Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasan, por edhe ish-pjesëtar i forcave RENEA.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos