Vrasja për qiranë, Gjykata le në burg Lekë Vuksanin, avokati kërkoi vlerësim psikologjik

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 13:32 | Kronikë
Vrasja për qiranë, Gjykata le në burg Lekë Vuksanin, avokati

Gjykata e Shkodrës lanë burg 34-vjeçarin Lekë Vuksani, i cili vrau qiradhënësin e tij Petrit Vuksani, më 2 maj në lagjen “Skënderbeg”.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë 34-vjeçari nuk foli. Avokati mbrojtës i tij, Vladimir Ladaj  kërkoi nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “Arrest me burg” me afat.

Kërkesa e mbrojtjes u refuzua nga gjykata e cila miratoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.

Lekë Vuksani vrau me armë zjarri, Petrit Vuksanin, bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare. Pasi kreu krimin ai u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe armën tip kallashnikov. 34-vjeçari ka qëndruar gjatë arratisë i fshehur pak metra larg banesës. Pas 21 orësh në kërkim, policia e Shkodrës, së bashku me forcat speciale RENEA, bënë të mundur arrestimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos