Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin e nisur ndaj Mexhit Picarit dhe Dhurata Saliajt, babë e bijë, të akuzuar për vrasjen e Kudret Saliajt, bashkëshortit të Dhuratës. Krimi ndodhi në kohën që çifti ishte në proces divorci, ndërsa në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cama. Sipas prokurorisë, babë e bijë janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e ndodhur paraditen e 4 qershorit 2020 në verandën e një bari pranë Gjykatës Civile të kryeqytetit. Dinamika e krimit u regjistrua nga kamerat e sigurisë, ndërsa prokuroria ka dokumentuar me pamje filmike edhe lëvizjet e të akuzuarve para dhe pas krimit. (A2 Televizion)
Vrasja te Gjykata, mbyllet hetimi për babë e bijë, dëshmitë në prokurori
