All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“PD po vdiste pa zhurmë”, Bumçi: Berisha, i pazëvendësueshëm në këtë periudhë tranzitore

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 08:53 | Politikë
“PD po vdiste pa zhurmë”, Bumçi: Berisha, i
All - Paragraf - 1

Aldo Bumçi, anëtar i kryesisë së PD-së, komentoi mëngjesin e së mërkurës në "Dita jonë", zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku Berisha ka bërë thirrje për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie më 11 dhjetor, ndërsa Basha një javë më vonë.

Këto dy data të ndryshme, Bumçi i quajti si dy probleme. “Ky Kuvend është thirrur nga kryetarët e PD-së në të gjithë Shqipërinë, janë zgjedhur 3 vite më parë. Tani, imagjinoni të jenë këta kryetarë të PD-së dhe keni firmosur për thirrjen e këtij Kuvendi me një rend dite. Vjen kryetari dhe nuk ju konsideron, ju nuk ekzistoni. Ky njeri është kthyer në parti presidenciale, nuk njeh askënd. Askush nuk e dinte që do të ishte ky reagim. Datën 11 e kanë caktuar ata që mbështetën Berishën. Paloka bëri një propozim që të uleshin të shikonin formularët dhe në këtë takim mund të gjendej një emërues i përbashkët për shumë gjëra. Unë nuk e prisja këtë reagim të Bashës. Ai ka humbur në një garë të trukuar, por pas 8 vitesh, kur ne e kemi mbështetur, nga protesta në marrëveshje, çfarë ka më për t’i dhënë votuesve Lulzim Basha? Pse nuk hap rrugë?”, tha Bumçi.

All - Paragraf - 3

Më tej, Aldo Bumçi theksoi se Partia Demokratike po vdiste ngadalë nën drejtimin e Bashës dhe “Foltorja” e Berishës ishte e domosdoshme në këtë situatë.

“PD-ja do të ishte drejt një shuarje si një i moshuar që vdes pa zhurmë nëse Berisha nuk do të kishte kryer këtë lëvizje. Nuk është një çështje personale Basha-Berisha. Berisha është një figurë tranzitore dhe nëse nuk do të ishim ngritur sot, partia do të kishte vdekur me Bashë. Berisha, i pazëvendësueshëm në këtë periudhë tranzitore. Pas 2 vitesh, kur të vijnë zgjedhjet do të ketë shumë kandidatura për kryeministër”, tha Bumçi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos