Vrasje, vendosje eksplozivi dhe vjedhje, të gjitha veprat për të cilat SPAK akuzon të arrestuarin në Holandë, Eljo Bitri

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 16:49 | Kronikë
Vrasje, vendosje eksplozivi dhe vjedhje, të gjitha veprat për të

Eljo Bitri është një prej personazheve të botë së krimit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pasi kundër tij, në kudër të operacionit “Plumbi i Artë”, SPAK ka ngritur disa akuza, përfshirë edhe vrasjen.

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën se Bitri u arrestua në Holandë. Përveçse kërkohej nga Belgjika, ku akuzohet për vrasje, Bitri akuzohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale.

Ai akuzohet si pjesëmarrës në 3 vrasje, atë të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal dhe për “vrasje me paramendim” të viktimës Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur më datë 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.

Ai akuzohet gjithashtu për “shkatërrim të pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Bitri akuzohet edhe ppër “shkatërrim të pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela, ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020.

Gjithashtu, Bitri akuzohet për veprën penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

Ai akuzohet edhe për dhunën e ushtruar kundër shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), ish-bashkëshortes së avokatit të arrestuar Alban Bengasi, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal. Bengasi kishte porositur dhunimin e ish-bashkëshortes, si edhe më pas ekzekutimin e saj, por grupi i drejtuar nga Dumani nuk kishte pranuar.

Bitri akuzohet gjithashtu edhe për “cjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/20/shume-pak-per-nje-femer-dumani-avokati-me-ofroi-120-mije-euro-per-ti-vrare-bashkeshorten-pasi-e-kishte-tradhtuar-me-shokun-e-ngushte/
https://a2news.com/2022/05/20/dosja-e-plote-e-spak-qe-jep-detaje-nga-plumbi-i-arte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos