
Gazetari i A2, Armand Bajrami, në studion e “Absolut 4” deklaroi se ngjarjet e rënda kriminale të javëve të fundit tregojnë “një panoramë moseficence të organeve të zbatimit të ligjit”.
“Ekzekutimi në Vlorë ishte i tmerrshëm. Edhe ekzekutimi 24 orë më pas në Elbasan, apo ai në Shkodër janë ngjarje shumë të rënda kriminale, që krijojnë një panoramë moseficence të organeve të zbatimit të ligjit. Prokuroria e Vlorës nuk ka asnjë provë që mund të lidhë persona të caktuar me ngjarjen. Edhe vrasja në Elbasan nuk ka ende persona të arrestuar. Ndoshta është mungesë e zotërimit të territorit ose rënie e rrjetit të informatorëve të Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)