
Një zëvendës toger i forcave ajrore të Arabisë Sauditë është autori i sulmit me armë në bazën amerikane në Florida.
Konfirmimi vjen nga FBI, që ka nisur një hetim për ngjarjen ku u vranë 4 persona dhe mbetën të plagosur 8 të tjerë. Autoritetet theksojnë se ushtari saudit po stërvitej me homologët amerikanë në Pensacola dhe papritur nisi të qëllonte.
Byroja Federale e Hetimit identifikoi autorin si Mohammed Al Shamrani, i cili u vra nga dy ushtarë amerikanë.
Presidenti Donald Trump komentoi këtë ngjarje duke thënë se ka marrë mesazhe ngushëllimi nga Arabia Saudite. Sipas tij, Riadi është distancuar nga aktet e ushtarit saudit dhe i konsideron ato barbare. (A2 Televizion)