
Një tjetër tragjedi ka përfshirë një bazë ushtarake amerikane. Nga çfarë raportohet, katër persona janë gjetur të vdekur në bazën detare e Pensacola, në Florida.
Mes të vrarëve edhe autori i gjestit, i cili sipas dëshmive ka shpërthyer disa goditje në një godinë që shërben për trajnimin e ushtarakëve.
Vrasësi u bllokua vetëm nga ndërhyrja e dy ushtarakëve që arritën ta ndalin edhe pse mbetën të lënduar. Aktualisht 8 persona ndodhen të plagosura dhe janë dërguar në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e masakrës në bazën që mban rreth 16 mijë ushtarë dhe 7400 civilë brenda perimetrit të saj.
Dy ditë më parë, një ngjarje e tillë ndodhi në Hawaii, ku një ushtarak vrau 2 civilë që punonin në një tjetër bazë të forcave amerikane. (A2 Televizion)