Vrau ‘amerikanin’ për pazaret e drogës, kapet shqiptari

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 11:06 | Kronikë
Vrau ‘amerikanin’ për pazaret e drogës, kapet shqiptari

Policia greke ka vënë në pranga një 38 vjeçar shqiptar, në kërkim prej dy ditësh nga autoritetet helene për vrasjen.

Pas kërkimeve intensive, është bërë i mundur arrestimi në Kalamata, i shqiptarit Izbi Çaushi, i cili ekzekutoi me armë zjarri 47-vjeçarin grek i cili njihej me pseudonimin “Amerikani”.

Sipas të dhënave paraprake ngjarja mendohet të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve për tregtinë e drogës.

Shqiptari u arrestua në një zonë të pyllëzuar në Kalamata, ndërkohë që u ndaluan dhe dy persona të tjerë që dyshohet se e ndihmuan me ushqime dhe veshje.

Izbi Çaushi ishte një person i njohur për policinë helene, pasi dy vite më parë ishte arrestuar ndërsa transportonte 2 kg lëndë narkotike të llojit kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos