Vrau fqinjin për tokën, Manellari rrëfen ngjarjen me lot në sy: E bëra për vetëmbrojtje, hapni kamerat

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 14:32 | Kronikë
Vrau fqinjin për tokën, Manellari rrëfen ngjarjen me lot në

U zhvillua të martën seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Fatmir Manellarit, i cili në datë 7 shtator të këtij viti vrau bashkëfshatarin e tij Safet Hyskollari për konflikt kufiri të pronave. Gjykata vendosi të lërë në burg Manellarin, i cili gjatë seancës dha versionin e tij për ngjarjen.

“Nuk e kam bërë vrasjen me dashje. Janë kamerat, ai më sulmoi unë jam vetëmbrojtur. Ai më goditi me gur i pari në kurriz. Ai, pasi më goditi me gur ka shkuar të marrë letra në banesë ndërkohë e shoqja ka thirrur duke i thënë “vraje atë”. Unë jam vetëmbrojtur. Ai më ka goditur i pari. Kjo vërtetohet nga kamerat. Nuk kam pasur thikë, por aty kam gjetur një drapër të vjetër. Ai në këtë kohë më ka kapur në njërën dorë dhe në këtë moment më janë errur sytë”, citohet të ketë thënë autori.

https://a2news.com/2022/09/08/u-kthye-te-pleqeronte-ne-fshat-pas-20-vitesh-ne-shba-vritet-per-nje-rrip-toke/
https://a2news.com/2022/09/07/vrasja-ne-pogradec-momenti-kur-bashkeshortja-e-autorit-merr-lajmin-nga-gazetaret/

Viktima ishte rikthyer në fshat pasi kishte jetuar për dy dekada në SHBA. Por siç edhe rezultoi, konflikti mes palëve nuk ishte shuar. “Ky debat ka 20 vjet. Kur u prish kooperativa unë mbajta punishten e hekurit, pasi xhaxhai më kish thënë se ishte jona me tapi të vjetër. Ndërsa këta u futën tek godinat e kooperativës. Kur ata kanë bërë ndërhyrje ndër vite më kanë ofenduar vazhdimisht duke më thënë ik ore fshatar. Ditën e ngjarjes isha në punë, në fabrikën e karrigeve. Shkova tek shtëpia i thirra, nuk doli njeri. Më pas e kam parë nga pas shtëpisë, folëm dhe i thashë pse më shkatërron pronën. Më ke bërë punë mbi pronën time. Më tha që kam dokumente, por largohu. Ndërkohë që bisedonim, del e shoqja dhe i thotë atij. Vraje atë, ne kemi lek dhe e heqim qafe. Ndërkohë viktima në këtë rast i ka gjuajtur me gur. Në atë kohë nisi konflikti, shikoni kamerat, ai më sulmoi i pari. Situata u acarua shumë dhe më pas e kam goditur, më janë errësuar sytë”.

Manellari u arrestua 3 ditë më parë nga Policia e Pogradecit pasi ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Gështenjas. Prej gati dy muajsh ai jetonte në një zonë pyjore midis Pogradecit dhe Lozhanit ku fshihej nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos