
Në Vlorë, bizneset e ndryshme duke nisur nga ato të shërbimit në hoteleri-turizëm e deri te ndërtimi apo linjat e prodhimit të plastikës dhe fasoneritë, po e shuajnë etjen për punëtorë duke importuar krahë pune kryesisht nga Azia.
Madje, këtë vit kërkesat e bizneseve dhe numri i punonjësve të huaj të ardhur në Vlorë është gati dyfishuar krahasuar me një vit më parë. Tanimë nacionalitetet e punëtorëve të huaj janë të ndarë edhe në specifikat e punëve që janë të aftë të bëjnë.
Këtë fakt e konfirmon edhe drejtoria e shërbimit të punësimit në Vlorë. Sakaq, në Vlorë ka edhe një kategori tjetër të të huajve që janë të vetëpuënsuar kryesisht në agjenci turistike dhe në aktivitetin e pasurive të paluajtshme që janë ukrainasit dhe rusët.
Numri i punëtorëve të huaj në Vlorë rritet akoma më shumë gjatë sezonit veror, kur kërkesa nga sektori i turizmit është mjaft e lartë kryesisht për punonjës nga Filipinet. (A2 Televizion)