EMA: Vaksina Johnson & Johnson ka rrezik për mpiksje gjaku, por nuk ndalon përdorimin në BE

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 17:07 | Bota
EMA: Vaksina Johnson & Johnson ka rrezik për mpiksje gjaku, por nuk

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njeh lidhje "të mundshme" shkak-pasojë midis vaksinës Johnson & Johnson dhe rasteve "shumë të rralla" të trombozës cerebrale që kanë ndodhur në SHBA. Por në një shënim nga agjencia e BE-së specifikohet, se përfitimet tejkalojnë rreziqet.

Të gjitha ngjarjet e rralla të trombozës cerebrale "ndodhën në njerëz më të rinj se 60 vjeç brenda tri javësh të vaksinimit" me serum Johnson & Johnson, "shumica te gratë. Bazuar në provat e disponueshme aktualisht, faktorët e rrezikut specifikë nuk janë konfirmuar", shkruan Agjencia Evropiane e Barnave.

"Komiteti i sigurisë i Agjencisë Europiane të Barnave ka arritur në përfundimin se një paralajmërim për mpiksjen e pazakontë të gjakut me trombocite të ulëta duhet të shtohet në informacionin "fletëpalosje" në lidhje me produktin për vaksinën Johnson & Johnson". Përveç kësaj, ngjarjet duhet të renditen si efekte anësore shumë të rralla të vaksinës".

"Rastet e ngjarjeve të rralla të ekzaminuara pas vaksinës J&J janë shumë të ngjashme me rastet që kanë ndodhur me vaksinën Covid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca. Vlerësimi shkencor i EMA-s është baza për përdorimin e sigurt dhe efektiv të vaksinave Covid-19. Rekomandimet e EMA-s janë baza mbi të cilën vendet anëtare individuale të BE do të zbatojnë fushatat e tyre kombëtare të vaksinimit. Këto mund të ndryshojnë nga vendi në vend, sipas ndaj nevojave dhe rrethanave kombëtare", thuhet në shënimin e EMA-s.

Dhënia e dritës jeshile nga Ema për Johnson & Johnson është një lajm pozitiv sepse "përshpejton" më tej fushatën e vaksinimit anti-Covid në BE. "Synimi ynë është që ne duhet të jemi në gjendje të vaksinojmë më shumë se 70% të të rriturve deri në mes të korrikut". Kjo u tha nga Komisioneri i BE për tregun e brendshëm Thierry Breton për SkyTg24, duke nënvizuar se kanë rikuperuar vonesat në fillim të fushatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos