Vrau gjyqtaren Hafizi, burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 12:39 | Kronikë
Vrau gjyqtaren Hafizi, burgim të përjetshëm për Fadil

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme dënimin maksimal për Fadil Kasemi, burgim të përjetshëm, pasi vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Kasemi është dënuar për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

“Jam i penduar. Kërkoj drejtësi. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe nuk dua falje nga ata. Dua vetëm të pranojnë ndihma financiare nga hallat dhe xhajat”, u shpreh Fadil Kasemi.

Ndërsa avokati i tij tha në sallën e gjyqit: “Duhet të dënohet maksimumi 25 vite burg, pasi motivet duhet të jenë lehtësuese. Nuk bëhet fjalë vetëm për xhelozi, por bëhet fjalë për tradhti bashkëshortore dhe mosmirënjohje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos