Vrau kolegun gjatë orarit të punës, kush është 48-vjeçari shqiptar, që u dënua me burgim të përjetshëm në SHBA

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 12:24 | Kronikë

Mediat amerikane bëjnë me dije se, një 48-vjeçar shqiptar i identifikuar si Astrit Gjon Bushi është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2022, në Oakland Country, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj  49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.

Por, si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku Robertson është gjetur i gjakosur dhe pa ndjenja në tokë nga policia e zonës. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar atë.

Bushi u gjet pranë trupit të Robertsonit, ndërsa u arrestua dhe akuzua për "vrasje me dashje". Mësohet se, të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi. Policia gjeti edhe një send të përdorur si armë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos