Vrau kunatën me sëpatë, autori nuk shfaq pendesë në gjyq

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 13:35 | Kronikë
Vrau kunatën me sëpatë, autori nuk shfaq pendesë në

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për Tefik Tashin, i cili vrau me sëpatë kunatën e tij 3 ditë më parë. Mësohet se 55-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenë pendese në sallën e gjyqit.

Ngjarja makabër u shënua më 17 maj në fshatin Kusarth në Elbasan, ku 55-vjeçari vrau me sëpatë kunatën e tij. Pas ngjarjes ai tentoi që të arratiset me shpejtësi, por përpjekja e tij dështoi.

Viktimë e kësaj tragjedie mbeti 44-vjeçarja Alma Qevani, banuese në Kusarth. Ajo u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/17/burri-vret-gruan-me-sepate-ne-elbasan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos