
Një sasi e madhe kanabisi është gjetur në Malësi të Madhe, në total 26,600 fidanë. Policia tha se gjatë operacionit “Alpe të pastra” u asgjësuan me anë të djegies 6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20,300 fidanë në kubikë në fshatin Gruemirë-Çesme.
55-vjeçari me iniciale A. D. është njëri prej autorëve kryesorë të identifikuar, i cili është shpallur në kërkim. Sipas Policisë së Shtetit kjo ishte faza e dytë e finalizuar e megaoperacionit policor antikanabis, ndërsa kontrollet vijojnë ende në terren.
Prej dy javësh 6 dronë dhe 100 efektivë janë ndarë në grupe kontrolli, jo vetëm për zonat malore por në të gjithë territorin, si dhe duke u përqendruar edhe në ato pika që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë bimë narkotike të kultivuara. (A2 Televizion)