
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mëngjesin e sotëm. Një 37-vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij, 37-vjeçare. Si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, në lagjen "Skenderbej". Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Elbasan / Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Skenderbej", Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)