Zjarr i madh në Dropull, nën flakë kullota dhe pyje

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 09:00 | Kronikë

Zjarr i madh ka rënë në lartësitë e fshatit Haskovë të Bashkisë Dropull. Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj, të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.

Në vendngjarje po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara.

Mendohet se nën flakë janë disa ha kullotë dhe drurë pyjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos