Vrau me thikë gruan në Itali, shqiptari i jep fund jetës me çarçaf në burg

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 21:04 | Kronikë
Vrau me thikë gruan në Itali, shqiptari i jep fund jetës me

Një 62-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Xhafer Uruçi, i cili vrau me thikë gruan e tij, Zenepe Uruçi në Itali, i ka dhënë fund jetës në qeli.

Mediat italiane shkruajnë se Uruçi u gjet i pajetë në qelinë e burgut ku ishte transferuar. Ai u vetëvar duke përdorur një çarçaf.

Ditën e enjte Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj. Djali nxitoi në banesën e prindërve, por e gjeti nënën të vrarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos