Vrau të riun për radhën në market, rrëfehet ish-efektivi: Nuk e njihja viktimën, e qëllova nga paniku

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 12:26 | Kronikë
Vrau të riun për radhën në market, rrëfehet

Ish-efektivi i policisë në Dibër, Arbër Sula është njohur me masën e sigurisë "Arrest me burg" për vrasjen e Jurgen Dukës më 14 dhjetor të vitit të kaluar. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin duke dhënë ndaj tij, arrest me burg".

Ai ka rrëfyer se nuk e njihte viktimën dhe se e ka qëlluar për shkak të panikut. Sula u vetëdorëzua në Komisariatin Nr. 2 të Tiranës, dhe pretendon se një veprim të tillë e ndërmori pas komunikimeve të vazhdueshme me familjen, ndërsa këtë të fundit, forcat e rendit e kishin kontaktuar shpesh për ta bindur Sulën të vetëdorëzohej.

https://a2news.com/video/vrasje-ne-supermarket-si-u-pershkallezua-sherri-nga-fjalet-te-grushtet-dhe-arma/

Sula qëlloi mbi Dukën me armën e shërbimit, teksa ishte jashtë orarit zyrtar të punës dhe i veshur civil. Ngjarja ndodhi në një market në rrugën "Irfan Tomini" dhjetorin e kaluar, pas futjes në orarin policor të ndaluar për qarkullim. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë. Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/01/vetedorezohet-polici-qe-vrau-te-riun-ne-market-per-radhen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos