
Agjencia e lajmeve të regjimit sirian, SANA, ka raportuar për një shpërthim të ndodhur në qytetin Markada në Siri, ku kanë mbetur të vdekur 4 ushtarë amerikanë.
Sipas raporteve nga kjo agjenci, ushtarët ishin me një automjet duke kaluar midis Hasaka dhe Deir Ezzor, kur ka ndodhur shpërthimi.
Deri tani nuk ka ende asnjë reagimi nga Pentagoni mbi këtë ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)