Në ditën e6-të luftës në tokën ukrainase, Rusia intensifikon fushatën e agresionit. Imazhet satelitore tregojnë një autokolonë me mjete ushtarake ruse mbi 60 km e gjatë, teksa avancon drejt kryeqytetit Kiev. Sirenat e luftës u dëgjuan sërish në kryeqytetet me raportime për sulme ruse në zonat periferike. të paktën 70 ushtarë ukrainas mbetën të vrarë nga artileria ruse në qytetin veri-lindor të Okhtyrka. Sakaq, qyteti i dytë më i madh në vend, ai i Kharkiv, vazhdon te jetë një prej fushëbetejave kryesore, me luftime të ashpra dhe bombardime ajrore që vijojnë prej ditësh. (A2 Televizion)
Vriten 70 ushtarë ukrainas, autokolona ushtarake ruse drejt Kievit, intensifikohet fushata
