Drogë “Elbasani” në Brazil, sekuestrohen 617 kg kokainë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 21:34 | Kronikë

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar ditët e fundit nga autoritetet braziliane që kishte destinacion Europën.

Policia Federale në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan 617 kg lëndë narkotike të llojit kokainë në rajonin e Basnorte. Lënda narkotike u gjet e fshehur në bazamentin e dyfishtë të kamionit dhe gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=54&v=Zn60BCPcl00

Një detaj i gjetur nga autoritetet braziliane të bën të dyshosh se kokaina kishte si destinacion Shqipërinë, pasi në paketimet e saj ishte ngjitur një etiketë me logon e Klubit të Futbollit Elbasani.

Autoritetet në Basnorte bëjnë me dije se kjo është sasia më e madhe e kokainës që është sekuestruar në këtë e cila nbëse do të dilte në treg do të arrinte një shifër prej 9 milionë dollarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos