Kuintalët e kokainës, agjencitë partnere nuk ia besojnë policisë shqiptare

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 19:50 | Kronikë
Kuintalët e kokainës, agjencitë partnere nuk ia besojnë

Zëvendësimi i 137 kilogramëve kokainë me oriz në portin e Pireut në Greqi, para se ngarkesa të mbërrinte Durrësin, ngre pikëpyetje mbi besimin e agjencive partnere tek autoritetet shqiptare.  Si për ironi, ndonëse kontejnerët e drogës ishin nën sytë e policisë, disa nga pako u nxorën nga porti dhe i dyshuari si autor, Gentian Malindi, u largua pa gjurmë. 

https://a2news.com/2019/10/01/trafiku-i-137-kg-kokaine-hetimet-2-muaj-per-transportin-e-droges-nga-ekuadori/

Rasti i 137 kg kokainë nuk është rasti i vetëm kur kuintalë droge me destinacion Shqipërinë, bllokohen apo zëvendësohen para futjes në territorin e vendit.  Në shkurt 2011, 200 kilogramë kokainë kolumbiane po udhëtonte drejt Shqipërisë, e tretur në 52 fuçi me vaj palme, të porositura nga një shoqëri tregtare në Gjirokastër. Droga u bllokua në portin e Antwerp në Belgjikë. Ngarkesa u zëvendësua dhe iu vendos GPS. 

https://a2news.com/2019/10/01/ekuador-durres-linja-e-konsoliduar-e-trafikut-te-kokaines/

Në qershor 2014, një sasi prej 265 kg kokainë nga Ekuadori, me destinacion Shqipërinë u bllokua në Malin e Zi. Në vendin tonë u arrestua vetëm kolumbiani, Augusto Triana, i ardhur për të marrë një këst të pagesës, që shkonte në 1 milionë euro. 

https://youtu.be/5o7LpoMOpw4

Në janar 2015, pas informacionit të ofruar nga autoritetet gjermane të drejtësisë u zbulua laboratori i drogës në Xibrakë. Agjentët e policisë i mbajtën në vëzhgim të dyshuarit, por Genci Xhixha, i cilësuar si kryesor në grup, i shpëtoi arrestimit.

Ndërsa në shkurt 2017, pas sinjalizimeve nga agjencitë e huaja partnere autoritetet shqiptare sekuestruan 613 kg kokainë të mbërritur në një kontejner bananesh nga Kolumbia. Policia mbajti në vëzhgim lëvizjen e kontejnerit drejt Maminasit, por ndërhyri duke mundur të arrestojë vetëm shoferin e kamionit dhe menaxherin e shoqërisë pritëse.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos