Vritet në një sulm ambasadori italian në Kongo

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 12:58 | Bota
Vritet në një sulm ambasadori italian në Kongo

Ministria e Jashtme në Itali njofton se ambasadori i saj në Republikën Demokratike në Kongo është vrarë gjatë një sulmi të armatosur pranë Gomas.

Ambasadori Luca Attanasio dhe një ushtar italian mbetën të vrarë ndërsa udhëtonin me një autokolonë të Kombeve të Bashkuara që u sulmua nga disa persona të armatosur.

Ngjarja është ende e paqartë dhe nuk dihen autorët e sulmit, por paraprakisht mendohet për një tentativë rrëmbimi.

Ministria e Jashtme italiane shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kërkoi nga autoritetet në Kongo një hetim të plotë për ngjarjen si dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos