Vuçiç: Jemi pajtuar por nuk kam nënshkruar asgjë

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 00:19 | Kosova
Vuçiç: Jemi pajtuar por nuk kam nënshkruar asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit në Ohër ka thënë para mediave se janë pajtuar për disa çështje por asgjë nuk është nënshkruar, përkundër asaj që kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nënshkrimin e propozimit evropian.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të krijohet sipas asaj që është nënshkruar dhe duhet të jetë në planin e implementimit, megjithatë shtoi se nuk e di nëse do të jetë ashtu.

Ai tha se është i kënaqur me këtë takim dhe se për ata është e rëndësishme Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Pala shqiptare do të theksoj që nuk kam nënshkruar asgjë dhe nuk kamë nënshkruar dhe të dyja palët i kanë thënë ato vijat e kuqe. Nesër do t’i prezanton qytetarëve të Serbisë secilën pikë se çka kanë arritur sonte dhe obligimet që kemi marrë. Pala e Kosovë menjëherë siç është thënë do të nis themelimin e asociacionit”, tha ai duke shtuar se Asociacioni ka qenë në plan të parë në kuptimin e afateve.

“Ka disa afate do të formojnë një komision të përbashkët të cilët do të raportojnë pas 30 ditëve, pastaj është një afat personat e pagjetur, konferencë donatorësh pas pesë muajve. Kurit ka kërkuar të nënshkruhet dokumenti por unë kam thënë se që nuk mund të bëjë asgjë në kundërshtim me kushtetutën e Serbisë”, tha ai./Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos