Kosova e lë pa gjumë, Vuçiç: Ka përplasje SHBA-BE për drejtimin e dialogut

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 15:47 | Kosova
Kosova e lë pa gjumë, Vuçiç: Ka përplasje SHBA-BE

Serbia pretendon se ka mosmarrëveshje mes aleancës perëndimore lidhur me faktin se kush do ta udhëheqë “lojën” në dialogun Prishtinë-Beograd.

Deklarata vjen nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, i cili për televizionin Pink, theksoi se pret presion nga fuqitë e mëdha sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Ai pranon se Perëndimi është i qartë për statusin e Kosovës, i cili do të jetë shumë i vështirë për t’u pranuar nga Beogradi zyrtar.

Madje Vuçiç pranon se kjo temë i është kthyer në makth. “Kosova është e vetmja çështje që më lë pa gjumë, nuk shqetësohem aspak për ekonominë. Mund t’i them popullit tim se do të luftoj edhe më shumë nga sa kam bërë më përpara”, tha presidenti i Serbisë.

https://a2news.com/2020/02/27/deklarata-e-vucic-njohja-e-pavaresise-se-kosoves-vetem-ceshtje-kohe/

Vuçiç pati kritika edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kundërshtimin e të emëruarit të Bashkimit Europian, MIroslav Lajçak për të udhëhequr dialogun.

“Nuk mund të tregohem i papërgjegjshëm si Thaçi dhe të them se nuk do t’i përgjigjem thirrjes së Lajçak, Macron apo Merkel, si mund ta them këtë?”, vijoi Vuçiç.

Vuçiç shton se Gjermania, faktori më i fuqishëm Europian kur vjen puna për zgjidhjen e dialogut, ka një qëndrim plotësisht të kundërt me atë të Serbisë. Gjithashtu pranon se Berlini zyrtar nuk do ta ndryshojë ndonjëherë mbështetjen për pavarësinë e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos