Vuçiç: Mbledhja e OKB-së për Kosovën, në momentin kur t’i leverdisë Serbisë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 16:40 | Kosova
Vuçiç: Mbledhja e OKB-së për Kosovën, në

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se do të kërkojë një mbledhje të veçantë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Si arsye, ai përmendi ngjarjet e fundit në veri.

Në një dalje për mediat, ai u shpreh se do të takojnë sot edhe përfaqësuesit serbë të Kosovës, që si zakonisht pritet të jenë Lista Serbe.

Megjithëse u rezervua për detajet, Vuçiç u shpreh se mbledhja do të mbahet “në një moment të mirë” për Serbinë pa konfirmuar se kush do të jetë kryesues apo kohen kur do të mbahet.

Gjithashtu, presidenti serb komentoi edhe deklaratat e eurodeputetes Von Cramon e cila ngriti dyshimet se presidenti serb i ka ofruar armë Ukrainës në këmbim të mosnjohjes së Kosovës. Sipas Vuçiçit, këto komente tregojnë “se sa shumë Cramon e urren Serbinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos