Kosova shtyn procesin e regjistrimit të popullsisë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 13:17 | Kosova
Kosova shtyn procesin e regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë me dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani do të nisë më 1 nëntor të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt tha se një sërë vonesash në proces e kanë bërë të pamundur nisjen e regjistrimit të popullsisë më 1 shtator.

Ai sqaroi se procesi është shtyrë për shkak të rezistencës nga Komisioni Qendror i Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor. Pra, [procesi do të fillojë] dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që me vonesat e shkaktuara t’i planifikonte detajet”, tha Kurti.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, sipas të cilit numëroheshin rreth 1.8 milion banorë. Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos