
Në institucionin e Presidentit u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Ministri Ahmetaj pas leximit të dekretit dhe himnit kombëtar vendosi dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke thënë: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!
Presidenti Meta i dorëzoi dekretin ministrit Ahmetaj dhe i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. (A2 Televizion)