Vuçiç për minishengenin: Të shohim nga e ardhmja dhe t’u lemë diçka fëmijëve

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 10:47 | Ballkani
Vuçiç për minishengenin: Të shohim nga e ardhmja dhe

Presidenti serb, Vuçiç renditi edhe njëherë arsyet në Forumin e Shkupit për rëndësinë e minishengenit dhe të mirat që do të sjellë ai për vendet që do të bëhen pjesë e tij.

Kreu i shtetit serb vlerësoi bisedimet me liderët e tjerë rajonalë dhe theksoi nevojën për të parë nga e ardhmja për t’u lënë diçka brezave të ardhshëm.

“Kur e nisëm këtë nismë të gjithë ne na u duk diçka më e mirë për të ardhmen që do ndryshojë gjërat në Ballkan. Të gjithë kishim probleme, megjithatë vendosëm të kthehemi nga e ardhmja dhe t’u lemë diçka fëmijëve tanë. Kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes njëri-tjetrit. Të gjithë jemi me sytë nga e ardhmja, por nuk jemi naivë të besojmë se do të punojë dikush për ne nëse nuk punojmë vetë të parët.

Qytetarëve tanë në Maqedoni, Serbi e Shqipëri t’u tregojmë se jemi të aftë dhe mund të vendosim për vetveten, të përmirësojmë jetën e tyre dhe të mos presim se dikush do të na drejtojë dhe të marrë në dorë fatin tonë. Dje shumë lehtë arritëm marrëveshje. Gjithçka propozoi Rama dhe Zaev e pranuam. Propozimet janë për interesin tonë. Dikush thotë që Serbia përfiton më shumë, por kjo nuk është e vërtetë. Lëvizja e lirë ul kostot ndjeshëm pasi nuk ndalon nëpër kufij”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos