Zaev: Minishengeni siguron 4 liritë themelore të BE, nuk mund të presim sa ata të jenë gati

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 10:33 | Ballkani
Zaev: Minishengeni siguron 4 liritë themelore të BE, nuk mund të

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se projekti i Minishengenit Ballkanik, që synon bashkimin në një treg të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë ende pjesë e Bashkimit Europian, siguron pikërisht 4 liritë themelore të unionit.

“Liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi është të mos ketë ndalje në kufi mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, dhe në të ardhmen shpresojmë edhe më gjerë”, tha Zaev në një konferencë për mediat, para nisjes së takimit me kryeministrin Rama dhe presidentin e Serbisë, Vuçiç, në kuadër të Forumit Ekonomik të Shkupit.

https://a2news.com/2021/07/28/ne-pritje-te-forumit-ekonomik-rama-zaev-dhe-vucic-shetisin-dhe-dhurojne-selfie-ne-shkup/

Zaev tha se vendet e rajonit nuk mund të presin sa të plotësohen kushtet e brendshme të Bashkimit Europian. “Dëgjuam apelin e bizneseve të rajonit dhe nisëm hapat e eliminimit ose pakësimit të procedurave administrative. Kjo do ta bëjë Ballkanin më tërheqës si treg. Moshapja e negociatave dhe mosliberalizimi i vizave në Kosovë, është kundër parimeve të vetë BE-së. Prandaj ne nuk mund të presim të zgjidhen problemet e brendshme të BE-së. Ne do të presim kur BE-ja të jetë gati, por duke pasur nismat tona të përbashkëta ekonomike”, tha Zaev. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/ballkani-i-bashkuar-rama-vucic-zaev-vijojne-minishengenin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos