
Një nga ndalesat e shumta të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ishte dhe Praga. Ai u prit nga homologu Çek, Millosh Zeman, me të cilin pati një bisedë tepër miqësore.
Zeman i kërkoi falje Vuçiç për bombardimet që kreu NATO në Serbi, gjë e cila ndaloi luftën në Kosovë.
“Unë do të doja t'i kërkoja popullit serb të na falte”, tha presidenti çek duke i konsideruar bombardimet të gabuara.
Kjo deklaratë e preku Vuçiç, i cili tha se nuk do t’i harrojë kurrë fjalët e Zeman.
“Ato që tha presidenti Zeman, janë fjalët e një trimi që nuk i bën lajka askujt”, u shpreh presidenti serb. Gjatë vizitës, Vuçiç mori nderimin më të lartë të shtetit të Çekisë, Urdhrin e Luanit të Bardhë. (A2 Televizion)