Prej më shumë se dy javësh, vullkani Cumbre Vieja në ishullin La Palma vijon të jetë aktiv, ndërsa lava vazhdon të marrë përpara gjithçka në rrugën e saj drejt oqeanit.
Pamjet mahnitëse të kapura së fundmi tregojnë një formacion shkëmbor të zi të krijuar nga lava teksa ka rënë në oqean. Ana veriore e kraterit të vullkanit shpërtheu të dielën, duke bërë që lava të përshkonte me shpejtësi ishullin.
Ndërkohë, edhe tërmetet vijojnë të godasin ende ishullin. (A2 Televizion)