
Në Itali, Interi po kalon padyshim një moment delikat dhe situata i ka prekur të gjithë. Edhe Mauro Icardin, i cili nuk shënon prej gjashtë ndeshjesh në Serinë A.
Klubi i ka kërkuar kapitenit, që të tërheqë skuadrën përpara, për ta nxjerrë nga ky moment i vështirë, por situata rreth sulmuesit nuk është e qetë. Ylli argjentinas ka hapur një polemikë me tifozët, pas vërshëllimave në humbjen ndaj Bolonjës.
“Nëse nuk e do kur humbet, mos e duaj kur fiton”, ishte mesazhi i Icardit në Instagram, që lë pak vend për interpretime. Një qëndrim, i cili mund ta thellojë krisjen e kapitenit dhe tifozëve, drejt një pike pa kthim. (A2 Televizion)