
Lucas Paqueta është lojtari më i ri i West Ham. Braziliani, ish-futbollist i Milanit, do të transferohet nga Lyon.
Ai i ka kushtuar arkave të klubit anglez plot 43 milionë euro ndërsa 17 milionë të tjera do të paguhen në drejtim të francezëve në formën e bonuseve.
Me këtë transferim buzëqesh edhe Milani, pasi tashmë kuqezinjtë do të përfitojnë 10% të shumës së shpenzuar nga West Ham. (A2 Televizion)