
Wolves ka bërë një tjetër surprizë në Premier League, duke mposhtur këtë herë Tottenham-in e Mourinhos, në Londër me rezultatin 2-3.
Edhe pse pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll në favorin e Tottenham-it, miqtë befasuan në pjesën e dytë, duke realizuar 2 gola.
Në ndeshjen tjetër të së dielës në Premier League, Manchester United nuk mundi të merrte më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Evertonit.
Goli i vendasve erdhi vetëm pas 3 minutash loje, pas një gafe të portierit De Gea, ndërsa United barazoi me Fernandes. (A2 Televizion)