Wuhani del nga izolimi, përqafime me maska dhe festival dritash

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 13:08 | Aktualitet

Në Wuhan rifillon jeta normalisht. Qyteti kinez hoqi izolimin dhe menjëherë nisën largimet në masë. Mijëra persona u zhvendosën për të lënë pas krahëve një mbyllje të paprecedentë, që nisi më 23 janar, me masa të ashpra për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Gëzimi i banorëve është tepër prekës. Mjekët e Universitetit Jilin përshëndesin, më në fund, me një përqafim kolegët e tyre të Wuhanit, ndërsa largohen nga aeroporti i qytetit. Por të gjithë me maska mbrojtëse. Autoritetet lokale të Wuhanit patën dhe një surprizë të këndshme për personelin mjekësor. Sapo preku mesnata, qielli dhe ndërtesat në qendër të qytetit kinez u ndriçuan nga një festival dritash shumëngjyrësh, një falënderim për heronjtë që luftuan kundër virusit pandemik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos