“Xhamadani vija-vija”, suedezët këndojnë shqip

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 13:48 | Showbiz
“Xhamadani vija-vija”, suedezët këndojnë shqip

Një grup suedez ka vendosur të këndojë shqip dhe për ta bërë këtë ka zgjedhur këngën “Xhamadani vija-vija”.

Grupi “MadMan’s Choice” ka publikuar dje, në 28 nëntor, në një datë të rëndësishme për shqiptarët, versionin e tyre të kësaj kënge.

Grupi suedez ka vizituar Rahovecin, në Kosovë, dy vite më parë, të ftuar specialë në Hardh Fest, dhe duket se pikërisht aty ka lindur dashuria me shqiptarët. Ata kanë zgjedhur bashkëpunëtorë shqiptar kompozitorin Florent Boshnjaku, ndërsa videoja është realizuar nga Bujar Berisha. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=p6uAr0B7Ie4

A2 CNN Livestream

Latest Videos