Xhixha shkëlqen me dy gola, mban gjallë shpresat e Qarabag në Champions League

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 22:24 | Futboll

Redon Xhixha shkëlqen në Champions League. Ish-sulmuesi i Tiranës tregon edhe njëherë se është ndër nuhatësit më të mirë të golit që është rritur në Superligën shqiptare.

Sulmuesi 25-vjeçar pasi shënoi në se cilën prej sfidave të turit të parë kualifikues përballë Linkoln Red, ka konfirmuar formën spektakolare që po kalon edhe në turin e dytë.

Në sfidën që Qarabag luajti mbrëmjen e sotme në transfertën me kampionët polakë të Rakov, Xhixha është shndërruar në heroin e azerbajxhanësve duke shënuar dy gola.

Sulmuesi laçjan ka shënuar dy herë brenda 2 minutave për të mbajtur gjallë shpresat e Qarabag për një kualifikim të mundshëm në play off-in e Champions League.

Xhixha shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e ‘73 të sfidës, duke ngushtuar përkohësisht rezultatin në 2-1. Më pas në të ’75, ai shënoi përsëri, duke barazuar shifrat në 2-2.

Festa e Qarabag që shpresonte te barazimi në këtë sfidë të parë zgjati deri në minutën e parë të shtesës, kur Rakov shënoi golin e tretë dhe të fitores me Kittel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos