
Vllaznia është gati për surprizën ndaj irlandezëve të Lindfield. Shkodranët edhe pse ishin ekipi i vetëm shqiptar që u mposht ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, besojnë tek kualifikimi dhe kalimi më tej. Sipas trajneri Migen Memelli, kuqeblutë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të bëjnë çmos për të festuar në Loro Boriçi.
Edhe futbollisti shkodran, Bekim Balaj u shpreh se djemtë tashmë i dini pikat e dobëta të kundërshtarit dhe do të hyjnë në fushë vetëm për fitore.
Ndërkohë Egentia kërkon të shkruajë historinë. Rrogozhinasit pas barazimit 1-1 përballë Araratit në Armeni, i kanë të gjitha mundësitë të kaluar më tej. Skuadra e Edlit Tetovës mbylli përgatitjet në Elbasan dhe grupi ishte i plotë dhe gati për sfidën e sotme. Ndeshja do të nis prej orës 20:00 në stadiumin Elbasan Arena. (A2 Televizion)