Xi Jinping i jep botës sinjalin brutal, poshtëron paraardhësin e tij, e përjashton nga salla

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 18:37 | Bota
Xi Jinping i jep botës sinjalin brutal, poshtëron paraardhësin e
https://youtu.be/_ZmsGC7QsLw

Ndërkohë që shumë pak dihet nga dinamikat reale që kanë ndodhur në muret sekrete të Pekinit, gjatë punimeve të Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste,  presidenti Xi Jinping, i cili mori mandatin e tretë,  ka dashur të tregojë dominimin e tij total në politikën e vendit aziatik duke inskenuar një nga skenat më të bujshme dhe poshtëruese të politikës ndërkombëtare, kundrejt paraardhësit të tij, Hu Jintao.

Ish-lideri që drejtoi Kinën për një dekadë, nga 2003 deri në 2013, duke pasuar Jang Zemin, tashmë 79 vjeçar, gjatë ceremonisë  përmbyllëse të Kongresit zuri vendin afër presidentit Xi, me këtë të fundit që e ftoi të ulej.

Por pa asnjë arsye të dukshme, në një skenë që nuk u transmetua nga televizioni kinez por depërtoi nga disa media të huaja që merrnin pjesë, disa asistentë i afrohen ish-liderit duke i kërkuar fillimisht të çohej, dhe më pas duke e shtrënguar fizikisht të braktiste vendin, ndërkoheë që presidenti pranë tij dukej totalisht indiferent.

Hu Jintao dukej jo i gatshëm dhe i habitur nga vendimi, madje arriti t’i thotë diçka Presidentit, që thjesht e përcolli atë me një buzëqeshje plot sarkazëm.

https://a2news.com/2022/10/22/xi-jinping-mbyll-kongresin-e-20-te-te-partise-kalon-amendamenti-qe-e-ben-lideri-me-te-fuqishem-ne-dekada/

Gjatë presidencës së tij, Hu Jintao është karakterizuar për një lidership me profil të ulët, i dominuar nga teknokratët, dhe pa ndërtuar rreth tij kultin e personalitetit që Xi Jinping po rikthen sot në nivele të ngjashme vetëm me epokën e “babait “ të kombit, Mao tse Tung.

Sipas analistëve, përjashtimi i Hu Jintao ka qenë një mesazh direkt dhe brutal ndaj të gjithë atyre që diskutojnë lidershipin e tij, duke filluar nga kryeministri, Li Keqiang, i cili jo më kot humbi vendin në Komitetin Qendror, pararojë me shumë gjasa të fundit të tij në politikën kineze.  Ashtu si karriera e Wang Yang, i cili projektohej deri pak më parë si pasardhës i Li Keqiang, për të joshur pjesën reformiste, por i cili ka humbur edhe vendin në Komitet.

https://a2news.com/2022/10/18/cpo-ndodh-ne-dhomat-e-pushtetit-kinez-te-dielen-shpallen-shtate-te-plotfuqishmit-qe-do-drejtojne-vendin/?foto=11

Një sinjal që në këto orë po interpretohet edhe si një mesazh për komunitetin ndërkombëtar. Xi nuk do ndalet ndaj askujt, për të përmbushur objektivat e tij, si rikthimi i Tajvanit nën ombrellën e Pekinit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos