
Presidenti i Kinës, Xi Jinping i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit me shpresën se dy vendet mund të promovojnë një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Marrëdhëniet amerikano-kineze arritën pikën më të ulët gjatë administratës Trump, pas përplasjes së vazhdueshme për tregtinë dhe çështjes së koronavirusit.
Në mesazhin drejtuar Biden, presidenti Xi shprehet se marrëdhëniet e shëndetshme mes dy ekonomive më të mëdha të botës nuk janë vetëm në interes të dy popujve, por edhe të të gjithë komunitetit ndërkombëtar. (A2 Televizion)