Yjet e baletit ukrainas në Durrës

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 15:41 | Aktualitet
Yjet e baletit ukrainas në Durrës

Ndonëse në temperature të larta, Durrësi këto ditë pret një shfaqje ndryshe nga të tjerat. Të inspiruar nga Frozen dhe Mbretëresha e Akullit, organizatorja, njëherësh dhe balerina kryesore Iryna Khandazhefskyi tha se bashkoi dy përrallat, atë klasiken dhe modernen me princesha të akullit për të sjellë yjet e baletit klasik të Ukrainës në Shqipëri.

“E mora këtë nisëm për të sjellë një histori dashurie, një atmosferë përralle për të rikthyer në vendin tim, Ukrainë lumturinë dhe harenë. Durrësi ishte një zgjedhje rastësore, fat, teksa po shikonte hartën, zgjodha Shqipërinë dhe veçanërisht Durrësin duke menduar komoditetin e trupës për t’u kënaqur dhe argëtuar me plazhet dhe bukuritë e Durrësit”, tha balerina.

“Punoj për herë me këtë trupë balerinësh dhe përherë të parë po vë në skenë një premierë me trupë të baletit klasik. Nuk jam marrë më parë me balet klasik dhe për mua është një eksperiencë e bukur, pasi është hera e parë që e bëj. Dhe ndjehem i lumtur që këtë premierë po e vendosim në Durrës, në Shqipëri”, tha koreografi Andreas Hise.

“Princesha e Akullit” është një histori romantike, me muzikën e Mozart, Vivaldi dhe klasikëve të tjerë  që pritet të sjellë një tjetër atmosferë në teatrin e Durrësit. Kjo shfaqje për fëmijë dhe të rritur vjen si mesazh paqeje, harmonie dhe dashurie nga artistët që vijnë nga një vend në luftë dhe këtë 30 korrik ngjiten në një skenë teatrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos