Pas dy muajve të karakterizuar nga sforco e madhe fizike për shkak të kalendarit të ngjeshur, Botërori 2022 në Katar ka humbur shumë prej protagonistëve të tij.
Nga Pogba te Kante, për të vijuar me Mane, Wijnaldum, Diogo Jota, Coutinho, Firmino apo Reus dhe Werner. Lista e yjeve që nuk do të shkëlqejnë në Lindjen e Mesme është e konsiderueshme.
Pjesa më e madhe e lojtarëve të nivelit botëror janë detyruar të mbeten jashtë eventit për shkak dëmtimi, por nuk mungojnë as zgjedhjet teknike. Deri në startin e Kupës së Botës, lista e mungesave është shtuar dita-ditës. (A2 Televizion)














