Interi “nxjerr inatin” me Bologna-n, i shënon 6 gola

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 23:07 | Futboll
Interi “nxjerr inatin” me Bologna-n, i shënon 6 gola

Pasi u mposht nga Juventusi vetëm 3 ditë më parë, Interi është rikthyer te fitorja në Serie A, duke triumfuar 6-1 në San Siro ndaj Bologna-s.

Zikaltrit u ndëshkuan në minutën e 22-të nga Lykogiannis, por avantazhi i miqve zgjati vetëm 4 minuta, pasi më tej gjithçka foli për skuadrën e Inzaghi-t. Dzeko, Dimarco e Martinez realizuan 3 gola që në pjesën e parë. Ndërkohë, në pjesën e dytë realizuan edhe Calhanoglu, Gosens e sërish Dimarco. Minuta në fund pati edhe për Asllanin, i cili arriti të godiste edhe shtyllën, duke mos arritur të realizojë golin e parë në Serie A me bluzën e Interit.

https://a2news.com/2022/11/09/shtylla-i-mohon-golin-e-pare-asllanit-me-interin-ne-serie-a/

Në ndeshjet e tjera të së mërkurës, Fiorentina mposhti 2-1 Salernitanën, Torino fitoi 2-0 me Sampdorian. Më herët, Roma u ndal në barazim 1-1 nga Sassuolo, ndërsa Lecce bëri surprizën duke fituar 2-1 me Atalanta-n. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos