“Na ka tradhtuar një futbollist”, Mourinho gjen fajtorin: I kam thënë që të largohet nga Roma

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 08:10 | Futboll

Roma renditet në vendin e pestë të Serisë A dhe në 4 ndeshjet e fundit ka arritur vetëm një fitore. Pasditen e së mërkurës, verdhekuqtë nuk shkuan dot më shumë sesa një barazim 1-1 në fushën e Sassuolos dhe pas takimit, trajneri Jose Mourinho akuzoi hapur një nga futbollistët e tij.

“Skuadra luajti mirë, por e tradhtoi një futbollist që nuk u soll në mënyrë profesionale dhe korrekte me shokët e tij. Nuk do ta them se cili është, por do të them që më pëlqeu loja e 15 futbollistëve nga 16 që u aktivizuan sot”, tha portugezi.

"Atij lojtari i kam thënë që të gjejë ekip tjetër në janar", shtoi Mourinho.

Sipas “Corriere dello Sport”, “tradhtari” është vetëm një: Rick Karsdorp. Mbrojtësi i krahut ishte bërë protagonist edhe në derbin e humbur ndaj Lazios, ku menjëherë pas zëvendësimit shkoi në dhomat e zhveshjes, pa u përshëndetur me shokët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos