Modelja Bella Hadid dhe aktorja e famshme Amber Heard rrëmbyen vëmendjen mes yjeve që mbushur Kanën këto ditë, ku mbahet Festivali i Filmit.
Në Kanë zbritën jo vetëm aktorët më të mirë, por edhe yje të showbizit botëror. Por më të komentuarat këtë të premte kanë qenë pikërisht Bella dhe Amer.
Modelja 22-vjeçare bëri të gjithë fotografët të kthenin në drejtim të saj aparatet në momentin që ajo ishte duke kaluar mbi tapetin e kuq.
Bella mbante veshur një fustan të kuq, i cili i nxirrte në pah edhe linjat e saj të mrekullueshme. Po ashtu, edhe Amber tregoi klasin e saj në tapetin e kuq. (A2 Televizion)