Ylber Ramadani shënon golin e parë në kampionatin skocez

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 13:06 | Futboll

Ylber Ramadani ka gjetur golin e parë në kampionatin skocez. Mesfushori i kombëtares tundi rrjetën me fanellën e Aberdeen, në duelin ndaj Hibernian.

26-vjeçari shënoi golin e tretë dhe të sigurisë për vendasit, ndërsa në fund gjithçka përfundoi me rezultatin 4-1.

Futbollisti dardan goditi fort në minutën e 61, duke e lënë pa lëvizur portierin kundërshtar.

Ylber Ramadani u transferua në merkaton e verës nga hungarezët e Budapest tek skocezët e Aberdeen, me të cilët po zhvillon paraqitje shumë të mira dhe është kthyer në një titullar të padiskutueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos