Ylli i Gjermanisë po mendon tërheqjen pas Euro 2020

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 15:53 | Aktualitet

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, po mendon të varë dorezat në gozhdë pas përfundimit të Kampionatit Europian të vitit 2020. Kështu pretendon të paktën e përditshmja gjermane “Bild”, sipas të cilës portieri i Bayern Munchen nuk do të vazhdojë më të luajë për kombëtaren pas sherrit me kolegun Marc Andre ter Stegen për vendin e titullarit në portë.

Neuer ka luajtur deri tani 90 takime me përfaqësuesen, që kur debutoi dhjetë vite më parë në një miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai u shndërrua përgjatë viteve në një prej portierëve më të mirë në botë, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2014.

Ter Stegen dhe Neuer në stërvitje me Gjermaninë

Dy portierët garojnë për të qenë numri 1 i përfaqësueses gjermane dhe gardiani i Barcelona-s shprehu javën e kaluar mërzinë për faktin se nuk luante aq shumë me Kombëtaren pasi Neuer ishte dominues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos